ZËRI I AMERIKËS/ Listat me kandidatë për KLP e KLGJ të mbushura...

ZËRI I AMERIKËS/ Listat me kandidatë për KLP e KLGJ të mbushura me ish-sigurimsa, prokurorë e gjyqtarë të diktaturës

104
0
Shares

Në Shqipëri Autoriteti për Informimin mbi dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit ka nisur një verifikim të thelluar mbi të kaluarën e avokatit Kozma Jano, i cili u përzgjodh pak ditë më parë më short mes kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Riverifikimi nisi pasi Partia Demokratike publikoi dokumenta sipas të cilave avokati Jano rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Burime pranë Autoritetit për Informimin shpjeguan se në kontrollin e parë nuk ishte gjetur asnjë gjurmë, për shkak se disa elementë të gjeneraliteteve ishin dhënë me gabime, shto këtu edhe faktin që marsin e kaluar kur është bërë verifikimi Autoriteti nuk kishte marrë ende në administrim të gjitha dosjet.

Nga rikontrollet e para megjithatë rezulton se kartela e publikuar nga Partia Demokratike nuk figuron në dokumentacionin në dispozicion të Autoritetit për Informim. Vetë Jano duke folur për mediat shqiptare ka hedhur poshtë faktin se ka qenë bashkëpunëtor i ish sigurimit, ndonëse sipas Partisë Demokratike, ai ka qenë dhe në listën e të ashtuquajturit Komisioni Mezini i ngritur në 1995 për Kontrollin e Figurave.

Avokati Jano është një prej 32 kandidatëve që do përzgjidheshin javën e kaluar nga nënkomisioni parlamentar Ad hoc për 5 vende në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Listat me 10 kandidatët për të dy institucionet pritet të hidhen për votim sonte në parlament, por sipas të gjitha gjasave ato do të rrëzohen, pasi opozita ka paralajmëruar se do të shprehet kundër, duke qenë se ka hedhur dyshime të forta mbi procesin.

Sipas opozitës, të paktën gjysma e kandidatëve të përzgjedhur ka probleme serioze. Njëri prej tyre, kandidati Altin Hazizaj, rezulton se nuk ka deklaruar një dënim të marrë në vitin 1996. Demokratët thanë se përfaqësuesve të tyre u është mbajtur i fshehtë dokumentacioni i dërguar nga zyra e dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Për dy kandidatë të tjerë, problemet sipas demokratëve, lidhen njëri me angazhimin politik dhe tjetri me mosshlyerjen e detyrimeve tatimore. Ndërsa kandidati Alfred Balla, përbën ndoshta dhe rastin më problematik. Ai ishte skualifikuar nga ekspertët e huaj të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, por u rifut në listë nga Sekretari i Përgjithshëm i parlamentit, ndonëse ligji në dispozitat kalimtare parashikon qartë se për rastet e emërimeve të para në këto dy institucione, “Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, në listat e kandidatëve që i përcjell komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend, reflekton vlerësimin e përcjellë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimi”. Socialistët nga ana e tyre ju referuan nenit të ligjit i cili në fakt është i vlefshëm për përzgjedhjet që do të bëhen në të ardhmen.

Ashtu siç dhe ishte parashikuar, në sallën e parlamentit sot në mbrëmje, të dy listat me kandidatët e përzgjedhur me short, u rrëzuan pasi nuk morën dy të tretat e votave, siç e kërkon ligji. Procesi në këtë mënrë rikthehet në nënkomisionin Ad hoc, ku përsëri kandidatët mbeten të njehtë, e po ashtu dhe problematika. Mes tyre figurojnë madje dhe dy emra të seleksionuar nga radhët e avokatëve, Fatmira Luli dhe Nurihan Seiti, që sipas Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, rezultojnë të kenë marrë pjesë, Luli si gjyqtare dhe Seiti si prokurore, në procese politike të zhvilluara deri para mesit të vitit 1991.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY