Berisha komenton thirrjen në prokurori të Shkëlzenit

Berisha komenton thirrjen në prokurori të Shkëlzenit

102
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Zonë e Lirë” në Tv Klan ka komentuar situatën politike në vend, por edhe thirrjen në prokurori të të birit, Shkelzenit. Berisha tha ndër të tjera se Shkelzeni ka mjaft kapacitet për të përballuar betejën politike ndaj tij. Ish-kryeministrik mohoi që i biri të ishte peshku i madh i përmendur nga ambsadori amerikan dhe ndërkohë siguroi se njehej i qetë se beteja do të fitohej me Edi Ramën.

“Absolutisht jam ndjerë shumë mirë, beteja politike nuk më intimidon kurrë. Kjo është e mirëfilltë politike. Shqiptarët e panë në të gjitha seancat e komisionit që ajo ishte një përpjekje për të mbuluar vjedhjen më të madhe në historinë e vendit.

Më vjen mirë që ai të zhvillojë një betejë. Ai do matet me narko shtetin.

Asgjë nuk do të bëja, atë e bën ai vetë. Ai nuk ka nevojë për mbështetje. Ai do ta demaskojë dhe diskretitojë Edi Ramën gjithnjë. Nëse e ka bërë këtë thirrje për të dekurajuar protestuesit, atëherë ai vetëm sa i ka shtuar në numër ata,” tha Berisha.

Duke folur për protetsën e së shtunës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ai tha se protesta do të bashkojë edhe më shumë opozitën.

Berisha u është përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me protestën e nesërme, që nga skenari për dështime deri te rrëzimi i shtetit.

Pjesë nga intervista:

A mund të përçahet protesta nga aleatët, asi nuk pranojnë LSI-në, pasi sipas tyre nuk ka bindje të djathta?

Nuk ka as një gjasë të përçahet, protesta do të jetë një faktor i rëndësishëm i bashkimit më shumë se opozita.

Sa gjasa ka që protesta të rrëzoj shtetin?

Aty ku drejtësia është marrë peng i takon publikut të bëj drejtësi.

A është destinuar të dështoj protesta e opozitës?

Djegia e mandateve ka qenë propozim i imi, unë pajtohem me vendimin e lidershipit të partisë.

Sa shanse ka që protesta e opozitës do të vij duke u tkurrur, pasi Rama shkarkoi Çakon?

Protesta e opozitës nuk bëhet për Çakon për super Çakon.

Sa shanse ka që protesta e opozitës të kthej një 17 majt të dytë?

Asnjë shanse është mësuar nga gabimi.

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing, suit and indoor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY