PARAPRAKE/Priten 4 procedime penale për skandalin ‘Seiti’

PARAPRAKE/Priten 4 procedime penale për skandalin ‘Seiti’

163
0
Shares

Prokuroria mund të nisë ndjekje penale për 4 zyrtarë të përfshirë në sakndaline  esktradimit të Nezar Seitit në Itali ndërkohë që kishte një vendim gjykate që e ndalonte një veprim të tillë. Burime të besueshme thanë për droni.al se bëhet fjalë për 4 procedime, por nuk shpjegohet me shumë për shkak se në pak kohë pritet një njoftim i prokurorisë së përgjithshme rreth skandalit që mban edhe firmën e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Prokuroria e Pergjithdhme ka njoftuar se ne pak kohe priten te dalin perfundimet e inspektimit te ekstradimit te paligjshem te Nezar Seitit drejt Italise.

“Prokuroria e Përgjithshme po përgatit shpjegimin e rastit të ekstradimit të shtetasit Nazer Seitaj” njofton keshilltari prokurorit per mefiat, Denion Ndrenika.

Media ka raportuar sot se dy specialiste të Ministrisë së Drejtesisë, të sektorit të ekstradimeve dhanë dorëheqjen para dy ditësh, pasi nuk pranonin të firmosnin ekstradimin e shtetasit Nezar Seiti. Ina Toci dhe Suela Collaku janë dy specialistet e ministrisë që janë larguar nga detyra.

Një vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda kishte ndaluar ekstradimin e krahut të djathtë të Moisi Habilajt jashtë vendit, duke qenë se ishte person nën hetim nga prokuroria.

Por Ministria e Drejtësisë është justifikuar me faktin se nuk ishte njohur me këtë vendim, duke ia lënë fajin Prokurorisë së Përgjithshme. Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet ndërkohë që Seiti u largua në fshehtësi pa lajëmruar bile as avokatin e tij, pa le më prokurorin, jo e jo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY