Superorgazma, ja si arrihet dhe si kuptohet

Superorgazma, ja si arrihet dhe si kuptohet

187
0
Shares

Mos u ndjeni të paditur nëse nuk keni dëgjuar më parë për Superorgazmën. Pyetja që shtrohet është: si është e mundur që një grua mund të përjetojë një orgazëm kaq të thellë?

Çfarë është Superorgazma?

Seksologu Marco Rossi ka një shpjegim për këtë: “Është një lloj orgazme e rrallë. Gratë mund të kenë orgazma të përsëritura brenda një kohe të shkurtër. Ndryshe nga burrat që me të arritur orgazmën kanë nevojë për pushim, gratë mund të kenë të tjera, të njëpasnjëshme. Në situata të veçanta orgazma zgjat më shumë se zakonisht dhe pikërisht kohëzgjatja të bën të mendosh se arrin disa, njëra pas tjetrës. Të gjitha gratë mund ta përjetojnë por duhet ta dini që nuk është një situatë e shpeshtë, sidomos nëse e kërkoni me ngulm!

Si arrihet superorgazma?

Sigurisht që nuk ekziston një manual për këtë, por nga ato që thonë specialistët, varet shumë nga mënyra se si meshkujt i bëjnë femrat të ndihen përgjatë gjithë procesit. Momenti i penetrimit është vetëm 20% e raportit, shumë të rëndësishme janë puthjet dhe gjithë lojërat paraprake. Pra, që një grua të arrijë te superorgazmen, duhet ta ketë të gjithë ‘rrugën’ të kënaqshme!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY