BERAT/Kryemadhi mbytet me të kollura, kërkon ujë në mes të fjalimit

BERAT/Kryemadhi mbytet me të kollura, kërkon ujë në mes të fjalimit

94
0
Shares

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po bën për ujë të ftohtë Kryeministrin Rama në takimet me elektoratin por sot i është dashur të pijë ujë edhe vet në një moment të papritur. Gjatë një takimi me strukturat në Berat, Kryemadhi është ndjerë keq dhe ka kërkuar ujë nga stafi fill pasi kishte disa minuta që fliste me një zë të thyer dhe shoqëruar me kollë.

Por megjithatë ajo nuk ka ndaluar duke i kërkuar qytetarëve të Beratit të vijnë të shtunën në protestën më të madhe të opozitës.

“Sot më shumë se kurrë duhet t’i thërrasim mendjes. Ne kemi dy rrugë ose të largohen shqiptarët nga Shqipëria ose Edi Rama nga qeveria. Kostoja më e vogël është të largohet Edi Rama. Ky është shansi i vetëm që shqiptarët kanë për të shpëtuar nga kjo kapje e shtetit, nga krimi i organizuar. Do të doja të flisja për situatë ekonomike. “Sot më shumë se kurrë duhet të zgjohemi nga apatia sepse e ndiejmë të gjithë që jemi më të varfër. Nëse nënshtrohemi do jetë gjumi i vdekjes sepse të gjithë do të ikin nga Shqipëria”, tha Kryemadhi.

Kryemadh 1

Ajo u shpreh më tej se “me sjelljen që po bën Edi Rama të jeni të bindur se shqiptarët do ta tërheqin zvarrë prej së gjalli”.
“Të gjithë se bashku në 27 janar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”, jo vetëm ju por edhe familjarët tuaj, për të bërë një protestë paqësore por të qartë për t’i thënë Edi Ramës që kaq sa jemi me një frymë të rrëzojmë”, deklaroi Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY