FOTO/ Angli, arrestohen 4 shqiptarë, ja pse do të gjobitet edhe restoranti

FOTO/ Angli, arrestohen 4 shqiptarë, ja pse do të gjobitet edhe restoranti

98
0
Shares

Katër persona u arrestuan pasi oficerët e emigracionit bastisën një restorant në Evensham të Britanisë së Madhe. Të arrestuarit janë të gjithë shqiptarë, tre të moshës 27-vjeç dhe një 25-vjeç, të cilët kishin hyrë ilegalisht në këtë shtet. Mediat vendase shkruajnë se tre prej të arrestuarve përballen me dëbim nga Britania, ndërsa i rasti i të katërtit po merret në shqyrtim.

Autoritetet mësohet se kishin marrë informacion nga organet e inteligjencës dhe rreth orës 14:30 të së premtes, më 19 Janar shkuan te restoranti. Gjatë kontrollit u zbuluan shqiptarët, të cilët rezultuan se nuk kishin të drejtë për të jetuar në Britani dhe për pasojë u arrestuan. Autoritetet e emigracionit u shprehën të kënaqur për operacionin e zhvilluar dhe u bënë thirrje kujtdo që ka informacion për emigrantë që jetojnë në mënyrë të jashtëligjshme të njoftojnë strukturat përkatëse.

Restoranti Casa la cucina italiana, në Vine Street përballet me një gjobë prej 80 mijë paund për punësimin e emigrantëve të jashtëligjshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY