VIDEO & EMRI/ Tiranë, pamjet, ja si u prangos i shumëkërkuari

VIDEO & EMRI/ Tiranë, pamjet, ja si u prangos i shumëkërkuari

139
0
Shares

Në fshatin “Kllojkë”, në bazë të dhënave të siguruara në rrugë operative nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë nr. 1, është bërë e mundur kapja e shtetasit të shumëkërkuar Gazmend Biraci , 43 vjeç, banues në fshatin ‘’Kllojkë‘’ , Tiranë.

Ky person është shpallur në kërkim me datë 12. 10. 2016, i cili dyshohej se ishte bashkëpunëtor për veprat penale “Prodhim e shitje e narkotikeve” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake”, ku gjate operacionit të bërë ne fshatin “Kllojkë” u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale, 79.6 kilogram lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, dhe 6 armë zjarri.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësore Tiranë me vendim e datës 14. 12. 2017 e ka dënuar me 9 (nëntë) vjet burgim për  veprat penale “Prodhim e shitje e narkotikeve” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake” parashikuar nga nenet 283-25 dhe 278-25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY