VIDEO/ Papa ndalon kortezhin për një karabiniere kiliane që ra nga kali

VIDEO/ Papa ndalon kortezhin për një karabiniere kiliane që ra nga kali

97
0
Shares

Një kortezh i gjatë makinash  gjarpëron mes qiellgërvishtësve dhe oqeanit; në të dyja anët e rrugës, turma thërret për të tërhequr vëmendjen: kalon Papa e duhet kapur çasti, një përshëndetje, një vështrim, një fotografi. Motoçikletave u japin gaz vazhdimisht e helikopteri zhurmon në ajër, duke e qindfishuar rrëmujën. Pa dyshim që e gjithë kjo ishte e mjaftueshme për të shqetësuar njërin nga kuajt e karabinerëve të Kilit.

Bie nga kali një karabiniere

Gjithçka ndodhi në pak çaste. Kalon makina e Papës dhe kali, që mezi mbahej nga dy karabinierë në tokë, ngriti këmbët dhe e hodhi poshtë gruan ushtarake të re, e cila u përplas edhe me makinën e Atit të Shenjtë. Françesku reagoi menjëherë, i kërkoi shoferit të ndalej dhe shkoi me të shpejtë pranë karabinieres për të parë si ishte.

Ndërhyrja e mjekëve të Papës

Të parët, që u afruan, ishin mjekët e delegacionit papnor, që u siguruan se gruaja i kishte të gjitha funksionet jetësore. Fatmirësisht, karabinierja nuk kishte rënë me kokë. Erdhën menjëherë edhe mjekët kilianë, që e transportuan gruan në spital. Papa i qëndroi afër gjatë gjithë kohës së ndihmës së shpejtë. RadioVatikani

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY