E PAPARË/Policët i futin gjobë makinës prej bore në një parkim të...

E PAPARË/Policët i futin gjobë makinës prej bore në një parkim të ndaluar

210
0
Shares

Një person duke ashur të bëjë shakak me policët ndërtoi një makinë prej bore në një zone me parkim të ndaluar.

Menjëherë sapo policia e ka vënë re i është afruar dhe ka filluar të shkruajë gjobën.

Simon Laprise ka arritur ta “ndërtojë” një veturë nga bora, me qëllim që të tallet paksa me kompanitë që merren me konfiskimin e veturave që parkohen në vendet e ndaluara, por “vepra e tij artistike” fitoi vëmendjen e disa policëve që nuk ishin në dijeni se bëhej fjalë për një veturë bore.

33-vjeçari nga Montreali i Kanadasë që merret me përpunimin e drurit, ka pranuar se ishte thjesht një shaka, por policët kur e panë “veturën” të parkuar në vendin e ndaluar, nxorën bllokun e gjobave, transmeton Telegrafi.

“E kam bërë këtë veturë për të bërë paksa shaka, dhe të shpreh edhe talentin tim”, ka deklaruar Laprise për Buzzfeed.

Bëhej fjalë për një veturë bore të modelit DeLorean DMC-12, edhe pse disa thoshin se më shumë ngjante me brezin e tretë Toyota Supra.

Parkimi i veturave në rrugët e mbuluara me borë në Kanada është e ndaluar me ligj, për shkak se punëtorët e komunës nuk mund të kryejnë pastrimin lirshëm. Dhe kur policët e kuptuan, (nëse vertet e kanë kuptuar) se bëhej fjalë për një “veturë bore” vendosën mbi të një gjobë të rreme me  mbishkrim “na mrekullove shërbimin”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY