Mediu: Opozita rol të rëndësishëm, të qëndrojë në krahë të kushtetutës dhe...

Mediu: Opozita rol të rëndësishëm, të qëndrojë në krahë të kushtetutës dhe qytetarëve

128
0
Shares

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në nisje të sesionit të ri parlamentar ju bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të respektojnë Kushtetutën dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Ai tha se parlamenti duhet ta nisë punën duke korrigjuar shkeljet dhe antikushtetueshmërinë, siç ndodhi në mbyllje të sesionit të shkuar me një institucion shumë të rëndësishëm siç është ai i Prokurorisë së Përgjithshme.

Më tej Mediu tha se puna e Kuvendit duhet të ketë si qëllim përmbushjen e të gjitha standardeve për qytetarët shqiptarë dhe jo sa për ti bërë qejfin Brukseli.

“Uroj që ky parlament të kthehet si parlament i qytetarëve shqiptare sepse deri tani është vetëm për interesa korruptive të drejtuar nga qeveria. Ti kthehet deputetëve dhe jo thjeshtë qeverisë, e cila e kontrollon nëpërmjet mazhorancës. Për më keq e thashë dhe në mbledhjen e byrosë, është shumë e rëndësishme të themi se ky parlament nuk mund të jetë i gardës së republikës. Aktet si aktet e dhjetorit jo vetëm janë të papranueshme por duhet të jenë të dënueshme. Së treti të kuptojmë rolin kushtetues, të respektojmë kushtetutën. Kushtetuta nuk është një paçavure që mund të shkelet në çdo kohë, por mbron të drejta e qytetarëve. Është shumë e rëndësime të respektojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ky parlament ka kohë që nuk do t’ia dijë për vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ne jemi këtu për të respektuar Kushtetutën por mbi të gjitha të respektojmë të drejtat e qytetarëve tanë. Veprimet ose mos veprimet tona vendosin të ardhmen tonë europiane. Jo duke menduar se me punën ton ë po kënaqim Brukselin, por me punën tonë të kënaqim qytetarët shqiptarë duke garantuar standarde më të mira, në mënyrë që ata të mos largohen por të qëndrojnë këtu. Europa për shqiptarët duhet të jetë Europa e të drejtës së qytetarëve. Në këtë kohë në Ballkan ka shumë rryma që bien ndesh me të ardhmen europiane të shqiptarëve. Uroj që të jemi në një moment reflektimi të përbashkët dhe të fillojmë duke korrigjuar ato padrejtësi që u bënë me një institucion siç është ai i prokurorisë së Përgjithshme. Opozita ka një rol të rëndësishëm që të qëndrojë në krahë të kushtetutës dhe qytetarëve”, tha Mediu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY