DETAJE/ Itali, shqiptari kapet me 350 mijë euro drogë, deklarata e sinqertë...

DETAJE/ Itali, shqiptari kapet me 350 mijë euro drogë, deklarata e sinqertë para karabinierëve

164
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 38 vjeçar shqiptar me iniciale A. V., u arrestua nga policia italiane në Valdarno, pasi u kap me 70 kg marihuanë të fshehur në bordin e një makine me të cilën po udhëtonte në autostradë. Lënda narkotike do t’i sillte atij 350 mijë euro fitime nëse do ta shiste në tregun me pakicë.

Ditët e fundit, policia në Fiorentino kishte marrë informacione se një person me kombësi shqiptare që banonte në krahinën e Firences kishte vizituar Italinë e Jugut me një makinë të errët “Renault Koleos” për të marrë një sasi të konsiderueshme droge e destinuar për në tregun e provincës. Për këtë arsye, gjatë gjithë ditës së të premtes, kishte patrullime në rrugët kryesore që të çonin në Firence. Përpjekjet e karabinierëve u “shpërblyen” pasdite vonë, kur në “rrjetën” e tyre përfundoi automjeti i kërkuar, i përdorur për transportin e drogës.

Pas vëzhgimit për disa kilometra, në rastin më të parë, policia ushtroi kontrollin e mjeti dhe shoferi me sinqeritet pranoi paraprakisht se po transportonte drogë. Në bagazhin e pasmë, ka qenë e fshehur me një pëlhurë katër pako të mbështjellja me celofan, pesha totale e të cilës ishte 70 kg. Shqiptari 38-vjeçar u arrestua, ndërsa u sekuestrua edhe droga.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY