Rama, replikë me kryetarin e Lezhës, Frrokaj për protestën e 27 janarit

Rama, replikë me kryetarin e Lezhës, Frrokaj për protestën e 27 janarit

159
0
Shares

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj komentoi rreth takimit që kishte me Kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë duke i premtuar atij se me 27 janar do të jetë në protestën e opozitës. “Nuk ishte darka e gabuar, ishte e duhura në kohën e duhur, u diskutua për shumë gjëra dhe për probleme konkrete, edhe pse nuk jeni në të njëjtin drejtim politik me kryeministrin. Lezha ka nevojë për shumë investime dhe do ta falënderoj nëse do të bëhen realitet, pasi investimet i shërbejnë turizmit dhe popullsisë së zonave”, deklaroi Frrokaj rreth darkes me Kryeministrin.

Në vijim ai tha se do të jetë në protestën e opozitës duke i treguar Ramës se edhe protesta e djeshme ndaj tij ishte mesim i mirë për Kryeministrin. “Unë do të jem në datën 27 janar në protestë, më gjithë partinë time, nuk diskutohet. Dje kisha forcën ta ndaloja atë protestë, por nuk kisha asnjë arsye ta ndaloja atë protestë, pasi nga biseda edhe ju u bindët se ata kishin të drejtë”- tha ai.

“Ik, por vetëm ujësjellësin lëre në punë.”, i tha Rama në replikë. “Unë vetëm ujë piva, kështu që isha esëll kur i thasë të gjitha ato, do mbahen dhe do bëhen”, përfundoi ai.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY