PËRGJIMET/ Shqiptarëve që trafikonin drogë: Nesër shkojmë për peshkim

PËRGJIMET/ Shqiptarëve që trafikonin drogë: Nesër shkojmë për peshkim

188
0
Shares
Foto Ilustruese

Mediat italiane kanë zbardhur përgjimet e policisë ndaj bandës së 9 personave të arrestuar më 9 Janar 2018, në një aksion blic të zhvilluar në Brindizi dhe Leçe, ku dy prej tyre janë shqiptarë. Bëhet fjalë për bandën kriminale që trafikonte marijuanë nga Shqipëria dhe kontrabandonte alkool dhe cigare. Përgjegjësinë për trafikun e drogës nga brigjet shqiptare drejt Salentos në Itali e kishin Keliant Llaka 27 vjeç dhe Ali Gockaj.

Dy shqiptarët dhe bashkëpunëtorët e tyre janë përgjuar në një bisedë kur thonë se “nesër do të shkojmë për të peshkuar”. Bëhet fjalë për transportin e 500 kg marijuanë nga vendi ynë drejt shtetit italian që u sekuestrua natën e 15 Dhjetorit 2016. Droga ishte trafikuar me një skaf 6 metër të gjatë me motorë të fuqishëm. Por, pas ndjekjes nga Guarda di Finanza një vit më parë, skafistët mundën të shpëtonin dhe hodhën drogën.

Pavarësisht goditjes së këtij trafiku, hetimet e autoriteteve italiane vazhduan deri në identifikimin e të gjithë pjesëtarëve të bandës dhe rolit të tyre.  Të arrestuarit e tjerë janë Luciani Pagano, Italo dhe Giuseppe Lore, Luigi Spina, Nicola Magli, Luisa Savoia dhe Simone Bressani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY