PËRPLASJA & FOTO/ Elbasan, prokurori Dritan Gina nuk i liron zyrën të...

PËRPLASJA & FOTO/ Elbasan, prokurori Dritan Gina nuk i liron zyrën të komanduarit prej Arta Markut

297
0
Shares
Foto, Kosta Beluri dhe Ardian Nezha, ne Prokurorine e Elbasanit

Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Elbasanit, Ardian Nezha i komanduar nga Arta Marku pas shkarkimit të bashkëshortit të Rovena Gashit, ka mbërritur sot në organin e akuzës i shoqëruar nga prokurori Kosta Beluri, raporton “News24”. Thuhet se ai ka qëndruar disa minuta ne ambientet e Prokurorisë, ku ka pasur disa takime dhe është larguar.

Sakaq, mësohet se i atij është mbyllur dera e mbledhjeve në Prokurori. Gina, i shkarkuar, mblodhi stafin pak minuta para prezantimit të Nezhës, dhe ka bërë të qartë se nuk do e lëshojë zyrën, raporton Report TV.

Dritan Gina tha sot në një konferencë për mediat se nuk do ta pranonte shkarkimin dhe nuk ikte nga detyra. Ai e cilësoi lëvizjen e kryeprokurores Arta Marku të paligjshme dhe të motivuar politikisht.

“Pas kundërvëniesh publike është gjetur mënyra më e mirë në lëvizjen e radhës, ky është sinjal për prokurorët që kushdo që i sulmon mund ta pësojë me vendin e punës. Prokurorja e përgjithshme e përkohshme ka vendosur të largohem pa asnjë tagër me bazë ligjore, vendimmarrja nuk bazohet në asnjë analizë pune dhe problematike, nuk ka kërkuar asnjë analizë dhe asnjë mbledhje për të parë problematikat e prokurorisë shqiptare sepse kjo nuk i intereson aspak”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY