Tiranë, gjimnazistët përleshen me thika, plagosen dy prej tyre

Tiranë, gjimnazistët përleshen me thika, plagosen dy prej tyre

66
0
Shares

Tre djem të rinj janë konfliktuar me mjete prerëse me një grup të rinjsh në një gjimnaz në Tiranë.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se dje, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit E. H., G. K., dhe V. Gj., vjeç 16, 17 dhe 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Zenel Boçi”, në një gjimnaz kanë goditur me mjete prerëse, shtetasit R. B., dhe J. S., vjeç 17 e 17, banues në Tiranë.

Këta të fundit, pas mjekimit në spital janë larguar në banesë. Nuk dihen motivet e sherrit. Ata akuzohen për veprat penale parashikuar nga Nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY