Basha: Kryeprokuroi Rama i ktheu pasaportën Tahirit dhe lirinë Sotës

Basha: Kryeprokuroi Rama i ktheu pasaportën Tahirit dhe lirinë Sotës

63
0
Shares
Foto Arkiv

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë sot në festimet për 27-vjetorin e themelimit të PD-së të degës Fier.

“PD eshte aleanca e vlerave me te mira te shqiptareve. PD ka bere sakrifica keto 27 vjet dhe i tille ishte viti 2017. Beteja jone do te vazhdoje cdo dite, sepse interesi yne nuk eshte pushteti, por interesi i vendit dhe cdo qytetari”, tha Basha.

Më tej ai tha se qeveria është ngritur në këmbë për të mbrojtur Saimir Tahirin.

“Saimiri Tahiri perfitoi miliona nga trafiku i droges dhe eshte i lire, ndersa Estref Halili, i riu 22 vjecar, vari veten ne burg nje vit me pare per 2 gram hashash. Sot e gjithe qeveria eshte ngritur ne kembe per Saimir Tahirin, por asnje nuk tha nje fjale per 22 vjecarin qe nderpreu jeten per 1 cigare hashash. Edi Rama u be edhe prokuror, edhe gjykates per te mbrojtur Saimir Tahirin. Menjehere pas emerimit te Rames Kryeprokuror, Saimir Tahirit ia kthyen pasaporten. Orest Sota u la i lire sepse Edi Rama e do me cdo kusht mbylljen e dosjes, sepse ky eshte fundi i qeverisjes. Rama beri fushate 1 vit duke akuzuar opoziten se nuk donte Veting-un. Sot e zgjodhi kryeprokurorin pa Vetting. Sepse e kane jetike pengimin e reformes se vertete ne drejtesi. Por ne nuk do ta leme vendin peng te korrupsionit, te krimit. Eshte iluzion per kedo qe te besoje se nje kryeminister i kapur nga krimi, do te kete vullnet te luftoje krimin dhe dhe te beje reformen zgjedhore. E kunderta eshte e vertete. Ne Shqiperi jane 300 mije shqiptare qe nuk ushqehen dot, 43 % e shqiptareve qe nuk ngrohen dot. Kjo eshte fatura e korrupsionit te qeverise se Edi Rames, qe ka para’ per palma dhe 350 mije euro  per kondicionere per kryeministrin, por nuk ka para per shqiptaret. Korrupsioni, krimi, kapja e drejtesise dhe vjedhja e zgjedhjeve jane produkt i nje qeverie ilegjitime”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY