Plagosje me armë në Lezhë, 32 vjecari në spital

Plagosje me armë në Lezhë, 32 vjecari në spital

97
0
Shares

Një person u plagos me armë zjarri sot në mesditë në Lezhë ndërkohë që policia beson se ka identifikuar autorin.

Rreth orës 12:00,  është marrë njoftim nga urgjenca e Spitalit se është sjellë një shtetas i plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se në Lezhë në  afërsi të Lagjes “Gurra”. Shtetasi me inicialet A.P dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri  tip pistoletë shtetasi V.Z. 32 vjeç, banues në Lezhë.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.  Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY