TIRANE/Keto jane zonat ku do gjeni “bankomatet” e certifikatave

TIRANE/Keto jane zonat ku do gjeni “bankomatet” e certifikatave

242
0
Shares

Njësoj si bankomatet, edhe njësitë administrative të Tiranës do të ofrojnë shërbim “e-Kioskë”, ku çdo qytetar, përmes monitorit mund ta komandojë vet nxjerrjen e një certifikate.

Aktualisht, bashkia e Tiranës është në proces implementimi të projektit që synon vendosjen e kioskave vetëshërbyese të cilat do t’ju mundësojnë qytetarëve shërbim 24-orësh.

Banorët e Tiranës nuk do të rrinë më në radhë të gjata për të marrë certifikata në njësitë administrative përkatëse.

Brenda dy muajsh, Bashkia e Tiranës do t’i ofrojë çdo qytetari mundësinë për t’i marrë certifikatat e Gjendjes Civile “online” në bankomate ose në “e-kioskë”, gjatë të gjithë 24-orëshit.

Sipas bashkisë, implementimi i kioskave vetëshërbyese do të realizohet përmes ndërtimit të një “software” (programi) ku do të ruhen të dhënat dhe statistikat e aplikantëve në pikat e vetëshërbimit. Sistemi i Gjendjes Civile do të ndërlidhet me sistemin elektronik të Gjendjes Civile në kohë reale, do të zvogëlojë radhën e pritjes dhe do të përmirësojë cilësinë e shërbimit.

Gjithashtu,  për të marrë certifikatat përmes këtij vetëshërbimi, qytetarët do të aplikojnë me kartën e identitetit ose përmes emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit. Por, shërbimi “e-kioskë” nuk do të shërbejë vetëm për certifikatat “online”, por edhe për të dërguar elektronikisht gjatë të gjithë kohës kërkesa dhe ankesa pranë bashkisë.

Ermir Puka, drejtues i projektit pranë Bashkisë së Tiranës bëri të ditur për ATSH-në, zonat në të cilën do të implentohen pajisjet “e-kiosk”. Sipas tij, ky projekt do t’u shërbejë rreth 860 mijë banorëve.atsh

Zonat janë:

Bashkia Tirane, godina qendrore

-Njësia administrative Nr. 1, Nr. 2

-Njësia administrative Nr. 5

-Njësia administrative Nr. 7

-Njësia administrative Nr. 11

-Njësia administrative Vaqarr

-Njësia administrative Petrelë

-Njësia administrative Farkë

-Njësia administrative Berzhitë

-Njësia administrative Baldushk

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY