DETAJE & FOTO GALERI/ Zbardhet shkaku, ja pse u vra ame thikë...

DETAJE & FOTO GALERI/ Zbardhet shkaku, ja pse u vra ame thikë shqiptari në Piacenza

154
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë ku një i ri shqiptar u vra nga një italian me thikë në gjoks. Shqiptari i identifikuar si Ervin Tola, 31 vjeç pas një konflikti mes autorit dhe viktimës ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Mediat Italiane bëjnë me dije se shkak për sherrin mes tyre janë bërë komplimentet e tepruara të shqiptarit ndaj baristes së lokalit. Fillimisht ata u përplasën fizikisht dhe më pas shtetasi italian e ka rrëzuar në tokë Tolën duke i shkaktuar vdekjen duke e sulmuar me thikë në gjoks.
Një goditje fatale që i mori jetën shqiptarit, i cili edhe pse i plagosur mundi të rifutej në bar ndonëse shpëtoi plagës së marrë, ndërkohë italiani u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Vrasja ndodhi përpara një duzine njerëzish, ndërkohë që policia mundi të arrestojë brenda natës agresorin.
I riu shqiptar është vrarë mbrëmjen e djeshme në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Piacenza rreth orës 23:30 minuta të mesnatës. Vrasja mësohet se ka ndodhur në sytë e miqve të shqiptarit Tola. Kanë qenë këta që i kanë dhënë policisë të gjitha detaje në lidhje me ngjarjen dhe identifikim e viktimës dhe autorit. Besohet se autori i vrasjes është ndaluar nga policia, por nuk ka të dhënë për identitetin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY