VIDEO/ Naftëtarët pa festa, marshojnë në këmbë drejt Tiranës për pagat: Poshtë...

VIDEO/ Naftëtarët pa festa, marshojnë në këmbë drejt Tiranës për pagat: Poshtë hajdutët

86
0
Shares

Me sa duket për punonjësit e naftës në Fier nuk ka festa. Kjo pasi nuk kanë marrë ende pagat e tyre. Rreth 200 punonjës të Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, kanë nisur marshimin e tyre drejt Tiranës e menduar kjo si një formë proteste për të kërkuar pagat e tyre dhe sigurimet shoqërore, të pa paguara prej një kohe të gjatë.
Që në orët e para të mëngjesit ata janë mbledhur përpara prefekturës së qarkut Fier, nga ku edhe një herë i kanë bërë thirrje qeverisë dhe të gjithë instancave përkatëse të marrin masa për të zhbllokuar situatën. Me thirrjet “poshtë hajdutët”, “duam paret tona”, dhjetëra punonjës janë nisur drejt Tiranës.
Prej ditësh punonjësit e rafinerisë së Fierit dhe Uzinës së Ballshit, janë ngritur në protesta, deri më sot përpara godinave ku ata punojnë. Ky vendim, ai i marshimit në këmbë, vjen në një kohë, kur sipas punonjësve, zëri i tyre nuk është dëgjuar nga askush.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY