Ky eshte drejtori i ri i hipotekes ne Kavaje: Cfare do te...

Ky eshte drejtori i ri i hipotekes ne Kavaje: Cfare do te ndodhe ne Spille!

1026
0
Shares
Ish-kryetari i PS së Kavajës, Gentian Daja dhe ish-kreu i Bashkisë, Elvis Rroshi me ministrin e Financave, Ahmetaj ne një takim elektoral para zgjedhjeve të qershorit. Foto:Facebook.

Nje familjar i ngushte i kreut socialist te Kavajes, Genti Daja pritet te jete drejtore hipoteke ne kete rreth. Ajo eshte e b ija e Seit Cikalleshit i perfshire ne nje skandal te vjedhjes apo tjetersimit te prones ne rreth 36 hektare.

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar kete emerim permes qytetarit dixhital. Ne Kavaje mafia socialiste qe grabiti qindra hektare toke ne Spille, tani merr edhe hipoteken e saj, thote ai. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.  Emerimin e kunates se famozit Genti Daja si kryeregjistruese te Kavajes.
“Pershendetje Doktor.
Një lajm i zi nga Kavaja!
Pasi vjerri i Gent Dajes (Seit Cikalleshi) tentoi te vidhte 36 hektare toke ne bregdet dhe deshtoi, sot vjen lajmi akoma me i keq se vajza e Seit Cikalleshit (Blerta Cikalleshi kunata e Gent Dajes) do te behet Kryeregjistruese e Hipotekes se Kavajes, per te vazhduar punen qe la pergjysem babai me vjedhjen e prones, ose te pakten te demtoje provat e vjedhjes qe është bere. Deri tani flitet qe po nuk ka denoncim publik nga PD është e sigurte qe ne konkursin fals te dates 22.12.2017 ne Ministrine e Drejtesise do te zgjidhet Blerta Cikalleshi. Por Gent Daja ka menduar edhe planin “B”, nese ka denoncim nga PD, Blerta Cikalleshi do te terhiqet dhe do te emroje pas konkursit fals, Irma Demrozin Kryetaren e Forumit te Gruas Socialiste(pa arsimin përkatës) per te demtuar provat e vjedhjes se 36 hektareve toke ne bregdet.
Ju lutem bejeni publik denoncimin dhe monitoroni procesin e konkurrimit qe hajdutet te mos arrijne te kryejne vjedhjen qe kane planifikuar dhe te demtojne provat.
Anonim Doktor te lutem se keta te hakojne dhe te mbyllim faqen e internetit.
Respekt.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY