KLSH/Tenderi “Spitalla”, fitoi i dyti dhe humbën 54 milionë euro

KLSH/Tenderi “Spitalla”, fitoi i dyti dhe humbën 54 milionë euro

217
0
Shares

Besohet se të paktën 54 milionë euro aknë humbur nga një tender për zonën elirë ekonomike në Spitallë. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori 6 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për këtë tender duke i akuzuar ata për korrupsion. Pas një auditimi mbi procedurat e tenderit, KLSH ka konstatuar se ish Ministria e Ekonomisë ka ndryshuar qëllimisht vlerësimin duke shpallur fitues kompaninë me ofertën më pak të leverdishme për qytetarët.

“Nga auditimi rezultoi që KVO ka klasifikuar padrejtësisht në vend të dytë, kompaninë që duhet të ishte shpallur fituese sipas ligjit, “Ofertuesi 1” duke sjellë si pasojë  potencialisht 54 milionë Euro investime të munguara dhe 9500 vende pune më pak” thuhet në raportin e auditimit. Tenderi për zonën ekonomike të Spitallës u zhvillua në maj të këtij viti, vetëm pak kohë para zgjedhjeve. Në të u paraqitën dy oferta. E para ishte nga Bashkimi i shoqërive “Pelikani”, “The Best Construction” dhe “Vëllezërit Hysa”. Kjo ofertë parashikon ndërtimin e një fabrike për pasurimin e ferro-kromit me vlerë rreth 39 milionë euro, që do të hapë 2500 vende të reja pune. Oferta e dytë ishte e shoqërisë Edil Al-It, e cila parashikon një investim 93 milionë euro dhe hapjen e 12 mijë vende të reja pune. Por në korrik, ish Ministria e Ekonomisë, në atë kohë e drejtuar nga Milva Ekonomi, shpalli fituese ofertën e parë, edhe pse ajo parashikonte 54 milionë euro më pak investime dhe 9500 vende pune më pak. Sipas KLSH, e gjithë procedura ka qenë korruptive, ndaj për këtë arsye Kontrolli i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori të 6 antarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Njëkohësisht i kërkojmë organit të Prokurorisë që hetimet të orientohen edhe drejt zyrtarë të tjerë, deri në nivelet më të larta të administratës shtetërore, ndaj të cilëve shkon përgjegjësia për monitorimin, mbikëqyrjes dhe aprovimin e ligjshmërisë së procedure,” përfundon auditimi i KLSH.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY