DETAJE & EMRI/ Tiranë, aksidenti i rëndë, Policia saktëson gjendjen e gruas

DETAJE & EMRI/ Tiranë, aksidenti i rëndë, Policia saktëson gjendjen e gruas

133
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë, të ndodhur sot në kryeqytet. Sipas saj, rreth orës 12:35, në rrugën “Konferenca e Pezës”, ka pasur një aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se, në Misto Mame, mjeti me targë AA 200 PX, me drejtues Enjo Dani, 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren E. B., rreth 40 vjeç, e cila u transportua për në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY