VIDEO/ Nga Tiranë vidhte markete në Sarandë, ja si u prangos...

VIDEO/ Nga Tiranë vidhte markete në Sarandë, ja si u prangos hajduti, në kërkim bashkëpunëtori

96
0
Shares

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Sarandë gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të njërit nga autorët e disa vjedhje të marketeve në qytetin e Sarandës. Policia ka kapur dhe arrestuar në flagrancë A. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë. Ky person gjatë natës së bashku me një shtetas tjetër kanë thyer xhamat e dyerve të disa marketeve të ndryshme në lagjen ”Nr. 3”, me qëllim vjedhjen e tyre.
Policia gjatë patrullimit ka konstatuar dy persona të cilët porsa kanë parë punonjësit e Policisë, janë larguar me shpejtësi, njëri në këmbë e tjetri me një automjet Volkswagen. Patrulla e Policisë është vënë në ndjekje të tyre, ku në rrugën ”Abedin Dine”, në lagjen ”Nr. 2”, Sarandë, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit si dhe kapjen e arrestimin e njërit prej tyre konkretisht shtetasin A. Sh., ndërsa personi tjetër që u largua në këmbë ka mundur të largohet duke përfituar edhe nga errësira.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi A. Sh, identifikohet edhe me dy emra të tjerë, K. N dhe J. N. Gjithashtu dyshohet të ketë kryer edhe disa vjedhje të tjera të marketeve në këtë qytet, për të cilat policia po punon për dokumentimin ligjor të tyre. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkautorit tjetër me të cilin ky shtetas kryente vjedhjet. Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

SarandëArrestohet në flagrancë një 34 vjeçar nga Tirana, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të marketeve në Sarandë, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorit tjetër.Shërbimet e Policisë të Komisariatit Sarandë gjatë orëve të para të mëngjezit të ditës së sotme kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të njërit nga autorët e disa vjedhje të marketeve në qytetin e Sarandës.Policia ka kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin : A.Sh, 34 vjeç, banues në Tiranë.Ky shtetas gjatë natës sëbashku me një shtetas tjetër kanë thyer xhamat e dyreve të disa marketeve të ndryshme në lagjen ''Nr.3'', me qëllim vjedhjen e tyre.Policia gjatë patrullimit ka konstatuar dy persona të cilët porsa kanë parë punonjësit e Policisë, janë larguar me shpejtësi, njëri në këmbë e tjetri me një automjet Volkswagen.Patrulla e Policisë është vënë në ndjekje të tyre, ku në rrugën ''Abedin Dine'', në lagjen ''Nr.2'', Sarandë, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit si dhe kapjen e arrestimin e njërit prej tyre konkretisht shtetasin A.Sh, ndërsa personi tjetër që u largua në këmbë ka mundur të largohet duke përfituar edhe nga errësira.Nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi A. Sh, identifikohet edhe me dy emra të tjerë, K.N dhe J. N.Gjithashtu dyshohet të ketë kryer edhe disa vjedhje të tjera të marketeve në këtë qytet, për të cilat policia po punon për dokumentimin ligjor të tyre.Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorit tjetër me të cilin ky shtetas kryente vjedhjet.Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Publié par Policia e Shtetit sur mardi 26 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY