EMRAT & FOTO/ Dekriminalizimi, Prokuroria kërkon heqjen e mandatit për dy deputetë

EMRAT & FOTO/ Dekriminalizimi, Prokuroria kërkon heqjen e mandatit për dy deputetë

125
0
Shares

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandatit për dy deputetë në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Kërkesa është bërë për deputetin e PDIU, Aqif Rakipi, dhe atë të LSI, Gledion Rahovica. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, “deputeti i PDIU për qarkun e Elbasanit, Aqif Rakipi, dhe ai i LSI për Qarkun e Beratit, Gledion Rahovica, preken nga ligji i Dekriminalizimit. Dy deputetët nuk kishin deklaruar ndalimin nga policia në Itali”.
Kërkesa e firmosur nga Rovena Gashi, shefja e sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi i Prokurorisë ka ardhur pas kërkesës së mëparshme të KQZ për verifikimin e rasteve që këtyre deputetëve.
Ndërkaq, KQZ ka kërkuar verifikim edhe për Mhill Fufin, ish-deputet i PD, Omer Mamo, ish-deputet i PDIU, dhe kryetarin e bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri. Në përgjigjen e Prokurorisë së Përgjithshme për KQZ thuhet se ish-deputeti i PD, Mhill Fufi, dhe ai i PDIU Omer Mamo, nuk rezultojnë me shkelje. Po kështu, nuk figuron në shkelje as kryetari i bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY