VIDEO & HARTA/ Media turke: Bregdeti i Shqipërisë kërcënohet nga gërryerja

VIDEO & HARTA/ Media turke: Bregdeti i Shqipërisë kërcënohet nga gërryerja

978
0
Shares

Media turke TRT World i ka dedikuar një shkrim bregdetit shqiptar, sipas saj kërcënohet nga gërryerja.
“Një e treta e vijës së bregdetit më shumë se 400 kilometra gjatësi po gërryhet për shkak të një përzierje të rrezikshme nga ndryshimi i klimës dhe zhvillimi i çrregullt urban”, shkruan TRT. “Në Shqipëri, erozioni bregdetar në Detin Adriatik gëlltit plazhet, pyjet dhe tokën. Erozioni jo vetëm që kërcënon kafshët e egra por edhe bizneset”, vazhdon media turke.
Shpesh herë e kemi dëgjuar në media këtë problem nga ambienialistët por edhe mediat shqiptare teksa këto të fundit e kanë ngritur jo vetëm shqetësimin për gërryerjen e bregdetit por edhe për ndërtimin e pallate pranë vijës bregdetare.
Më tej media turke shkruan se fshatarët e zonave bregdetare kanë të ardhme të pasigurt, ndërsa peshkatarët e Shëngjinit kanë frikë se do të largohen nga shtëpitë e tyre ashtu si pelikanët dhe peshq të lënë në laguna”, përfundon TRT. Problemet e përmendura më sipër nga TRT World janë reale për vendin tonë prandaj duhet të trajtohen me seriozitet që të mos jetë e pashmangshme në të ardhmen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY