Në Shqipëri lindjet vijojnë të bien, ja qyteti “më kurnac”

Në Shqipëri lindjet vijojnë të bien, ja qyteti “më kurnac”

297
0
Shares

Gjirokastritët janë treguar të kursyer me lindjet. Tremujorin e tretë të këtij viti numri i tyre ka rënë me 42.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Instituti i Statistikave e Rendit në qarkun me numrin më të ulët të lindjeve. Nëse në Gjirokastër nga korriku në shtator janë regjistruar 112 lindje, në Tiranë kanë ndodhur 2271 të tilla. Kryeqyteti rendiet i pari, ndonëse vitin e shkuar numri i tyre ishte 18.5% më i lartë. Këto qytete nuk janë të veçuara. INSTAT vë në dukje se numri i lindjeve ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit. Tremujorin e tretë 2017 numri i tyre rezulton 7.203, 20,7 %, më pak se në tremujorin e tretë 2016.
Ndërkohë që lindjet kanë rënë vdekjet janë shtuar. Në të njëjtën periudhë 4.853 persona kanë humbur jetën, 3,7 % më shumë se nga korriku në shtator të 2016-ës. Numri më i madh i tyre është regjistruar në Tiranë, me 7.8% me shumë, ndërsa më i vogël në Kukës, ku gjithsesi vitin e shkuar ka pasur 20.4% më pak humbje jetësh.
Lindjet tejkaluan vetëm me 2.350 numrin e vdekjeve dhe shtesa natyrore e popullsisë ra me 46.7 % krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të shkuar. ABCNews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY