VITI 2017/ Shqiptarët konsumojnë 8.7 milionë litra birrë më shumë se viti...

VITI 2017/ Shqiptarët konsumojnë 8.7 milionë litra birrë më shumë se viti 2016

99
0
Shares

Konsumi i birrës është rritur gjatë këtij viti. Sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, sasia e birrës së konsumuar për 10-mujorin arrin në 71 milion litra, ose 8.7 milion litra më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Sipas këtyre të dhënave, në 10 muaj në tregun vendas janë importuar 34.3 milion litra birrë. Temperaturat e larta që shoqëruan muajt verës vendin tonë kanë ndikuar edhe në rritjen e konsumit të pijeve në vend, pasi nivelin më të lartë të konsumit e kemi gjatë muajve të verës.
Tregu i birrës është ndër më të “lakmuarit” dhe diskutimet për akcizën e birrës në kohën kur diskutohet paketa fiskale janë të ashpra. Prodhuesit vendas gjithnjë janë ankuar se është krijuar një treg i pandershëm dhe kanë kërkuar vazhdimisht uljen e taksës së akcizës për këtë produkt, me arsyetimin e rritjes së produktit vendas dhe rritjen e punësimit, raporton “Scan”.
Aktualisht prodhimi vendas i birrës e ndan tregun ndërmjet katër kompanive kryesore. Por një përqindje të lartë në treg zënë edhe birrat e importit, të cilat në jo pak raste janë favorizuar edhe nga niveli më i ulët i akcizës, duke konkurruar bindshëm prodhimin vendas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY