SHIFRAT/ Fluks në kufi, ja sa persona e mjete hynë e dolën...

SHIFRAT/ Fluks në kufi, ja sa persona e mjete hynë e dolën në 48 orët e fundit

55
0
Shares

Gjatë 48 orëve të fundit nga të gjitha pikat e kalimit kufitar ka pasur fluks në hyrje dhe lëvizje normale në dalje konkretisht: Kanë hyrë 109 598 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 26 892 mjete. Kanë dalë 69 476 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 18 965 mjete. Gjithashtu, gjatë 48 orëve të fundit, kanë hyrë në vendin tonë edhe 11346 turistë të huaj nga vende të ndryshme, të organizuar në grupe dhe shoqata , me destinacione të ndryshme në vendin tonë.
Ndërkohë, strukturat e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në kuadër të festave të fundvitit janë angazhuar për të përballuar fluksin e hyrje-daljeve në të gjitha pikat e kalimit të kontrollit kufitar, porte dhe aeroportin e Rinasit. Në të gjitha pikat e kalimit kufitar, portet dhe në aeroport janë shtuar sportelet në hyrje dhe në dalje, me qëllim, krijimin e lehtësirave ligjore duke eliminuar radhët e gjata, si dhe për t’u ofruar një shërbim cilësor shtetaseve shqiptarë e të huaj që qarkullojnë nëpërmjet këtyre pikave të kalimit kufitar.
Po në kuadër të masave, Policia Kufitare ka shtuar prezencën policore edhe në patrullim në kufirin e jeshil dhe atë blu, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil apo atij blu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY