FOTO/ Itali, arrestohet shqiptari me 600 mijë euro marijuanë

FOTO/ Itali, arrestohet shqiptari me 600 mijë euro marijuanë

84
0
Shares

Pak orë para festës së Krishtlindjeve, policia italiane ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar me inicialet H. E. banues në komunën Solfierino në provincën e Mantovës. Në banesën e tij janë gjetur të fshehura rreth 96 kg marijuanë e konfeksionuar në 3 çanta të mëdha e në 2 thasë që përdoren për hedhjen e mbeturinave, si dhe një peshore.
Operacioni për arrestimin e tij nisi nga disa burime sekrete të informacionit e pas disa muajve hetime. Shqiptari H. E., jetonte prej pak muajsh në këtë banesë. Ky operacion i dha një goditje botës së narkotrafikut në provincën e Mantovës në këto ditë prag festash.
Në makinën Chevrolet Matiz të shqiptarit u gjetën dhe 650 euro cash e një instrument për të konfeskionuar dozat e drogës. Droga e sekuestruar do të vlente në treg rreth 600 mijë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY