DETAJE & FOTO/ SHBA, si u zbulua dhe si u arrestuar vrasësi...

DETAJE & FOTO/ SHBA, si u zbulua dhe si u arrestuar vrasësi i Policit të RENEA-s në Lazarat

403
0
Shares
Ibrahim Basha, polici i vrare i RENEA-s

Detaje të reja zbardhen nga arrestimi i vrasësit të oficerit të Policsë Ibrahim basha, më se dy vjet më parë, në 24 qershor 2015, në Lazarat.

Ruhan Hiraj

Ruhan Hiraj, 20-vjeç, autor i dyshuar i vrasjes së oficerit të RENEA në Lazarat, Ibrahim Basha, fshihej në SHBA me emrin Sandri Hiraj. Ai kishte hyrë dhe qëndronte ilegalisht në SHBA dhe për më shumë se dy vite iu fsheh autoriteteve. Hiraj u ndalua nga autoritetet amerikane si emigrant ilegal. . Ndalimi i Hirajt, u bë pasi Interpol Tirana pati komunikime intensive me FBI-në. Pas ndalimit, Interpol Tirana i dërgoi autoriteteve amerikane shenjat e gishtave dhe të dhëna të tjerë për identitetin e të ndaluarit. Përgjigjja që dhanë autoritetet amerikane bindën policinë shqiptare se personi që fshihej me identitetin e rremë Sandri Hiraj ishte Ruhan Hiraj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e efektivit të RENEA-s. Ndërkohë, për ekstradimin e Hirajt vendos gjykata e SHBA-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY