Ndëshkimi i parë amerikan, Shqipëria jashtë festës së thirrur nga SHBA pas...

Ndëshkimi i parë amerikan, Shqipëria jashtë festës së thirrur nga SHBA pas votës në OKB

122
0
Shares

SHBA-të kërcënuan se do të “mbanin shënim” emrat e vendeve që do të ngrinin dorën “kundër” vendimit të presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. “Newsweek” shkruan se pas asaj “humbjeje” dërrmuese në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ambasadorja amerikane Nikki Haley ka ftuar 8 vendet që mbështetën SHBA-të.
Lista përfshin Izraelin, Guatemalën, Hondurasin, Mikronezinë, Ishujt Marshall, Naurun, Palaun dhe Togon, plus edhe përfaqësuesit e 56 vendeve që e anashkaluan votimin, ose abstenuan. Kanë mbetur jashtë kësaj ceremonie 128 vendet që dolën kundër vendimit të Trump. Jashtë ka mbetur edhe Shqipëria. Në ftesën e saj, Haley i falënderon këto vende “për miqësinë e shprehur ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Le të votojnë kundër nesh. Do të shpenzojmë më pak për ta. Nuk na intereson”, u shpreh Trump para votimit. Pritet të shihet nëse kjo votë do të jetë pasoja në marrëdhëniet me Shqipërinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY