Kryeprokurorja hedh firmën e parë, jo për ndonjë “peshk të madh” por...

Kryeprokurorja hedh firmën e parë, jo për ndonjë “peshk të madh” por për një tender të madh 150 milionë lekësh

321
0
Shares

Arta Marku e ka nisur punën e saj me tender udhëtimi, pasi vendimi i parë që ka firmosur kryeprokurorja e përkohshme, bën fjalë për një procedurë tenderuese prej 150 milion lekë (të vjetra). Kryeprokurorja, që ditën e hënë e kësaj jave u zgjodh mes tymit dhe flakadanëve me 69 vota në parlament si numri një i akuzës shqiptare, parashikon udhëtime rreth disa vendeve të globit përgjatë periudhës që do qëndrojë në këtë prokurori.
“Kombinews” siguron dokumente se kryeprokurorja e re ka akorduar një fond prej 150 milion lekë të vjetra, për të blerë bileta të transportit ajror ndërkombëtar, për Prokurorinë e Përgjithshme. Procedura tenderuese është hapur vetëm një ditë pasi Marku ka marë zyrtarisht detyrën, pra 20 dhjetor 2017 dhe sipas parashikimeve pritet të mbyllet në 12 janar të vitit 2018. Sipas dokumentacionit që disponon “Kombinews” thuhet se Prokuroria e Përgjithshme, nuk mund të bëj planifikimin e udhëtimeve që do të bëjnë punonjësit e Prokurorisë së Përgjithshme, pasi për nga vetë natyra e këtyre aktiviteteve, vendi dhe numri i punonjësve caktohet, vetëm pak kohë para zhvillimit të aktivitetit. Prokuroria e Përgjithshme thuhet në dokumenta “…nuk mund të përcaktoj sasinë totale të biletave, vendin (destinacionin) dhe datën e udhëtimeve…”.
“Blerja e biletave të transportit ajror ndërkombëtar për punonjësit e Prokurorisë së Përgjithshme, do kryhet sa herë do ketë nevojë konkrete Prokuroria e Përgjithshme…”, thuhet në dokumente. Më tej thuhet se “…ky shërbim do të kryhet në të gjitha kontinentet e botës si destinacione të mundshme”. Ndërsa për sa i përket afatit të ekzekutimit të këtij fondi financiar prokuroria Marku ka parashikuar një periudhë dy vjeçare, duke filluar që prej datës të nënshkrimit të marrëveshjes kuadër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY