FOTO GALERI/ “Trafikantët shqiptarë po fuqizohen, po krijojnë një luftë mafioze në...

FOTO GALERI/ “Trafikantët shqiptarë po fuqizohen, po krijojnë një luftë mafioze në veri të Italisë”

116
0
Shares

Katër viktimave të vrasjeve në San Marco dhe shtatë vrasjet e qarta mafioze në krahinën e Foggia tregojnë se shtrirja e trafikantëve në Foggia po bëhet edhe më e madhe. Marihuana mbi të gjitha, por edhe kokainë dhe heroinë, janë gjetur në Gargano për në Evropë. “Trafikimi i drogës me Shqipërinë ka krijuar një luftë të re mafioze”, tha kolonel Mark Aquilio, komandanti provincial i karabinierëve të Foggia, gjatë prezantimit të të dhënave për veprimtaritë e kontrollit territoriale në vitin që po përfundon. Një luftë e re mes klaneve po shtrihet në rajon. Çdo gjë ka kuptim, madje edhe pozicionin gjeografik në të cilin ata veprojnë: së pari në bregdet, pastaj në brendësi, shkruan ilfattoquotidiano.it. “Ajo që kemi vënë re është rritja e madhe dhe fuqizimi i organizatave kriminale të drogës, dhe fërkimet që lindin mes grupeve mafioze kanë lidhje me trafikun e drogës,” deklaron komandant Aquilio.

Kanali shqiptar, në rritje në Evropë
Shqiptarët po fuqizohen gjithmonë e më shumë si dhe po krijojnë bazat e tyre në shtete të ndryshme të vendeve anëtare në BE-së, duke drejtuar rrjetet të trafikimit të marijuanës, kokainës dhe heroinës thuhet në raportin e Europol, shkruan e IlFattoQuotidiano.it.

Përleshjet nga bregu në brendësi
Shqiptarët po zhvendosen më tej drejt veriut, drejt Foggia, ku shkëmbinjtë dhe luginat e bëjnë bregdetin shumë të papërmbajtur, kështu që kontrolli i tyre bëhet më i vështirë. “Paratë që vijnë nga vendi i shqiponjave po shkaktojnë përleshje brenda bandave mafioze,” thotë Aquilo për median italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY