‘S’na ndal shoku Gramoz, vazhdojmë të mbrojmë Kushtetutën’, ja reagimet e deputetëve...

‘S’na ndal shoku Gramoz, vazhdojmë të mbrojmë Kushtetutën’, ja reagimet e deputetëve të opozitës për vendimin e Byrosë

88
0
Shares

Byroja e Kuvendit vendosi të përjashtojë 7 deputetë të opozitës, mes tyre edhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi nga punimet parlamentare për 10 ditë. Para marrjes së këtij vendimi, përfaqësuesit e PD dhe LSI u larguan nga mbledhja dhe disa prej tyre dhanë nga një prononcim për mediat. Kryemadhi, Paloka, Noka e Salianji theksuan njëzëri se do të vazhdojnë të mbrojnë Kushtetutën, duke mos u ndalur pas vendimit të Ruçit apo Ramës.

Monika Kryemadhi: Deputetët në Kuvend kanë bërë një betim dhe do bëjnë çdo gjë për mbarëvajtjen e  punimeve. Ka qenë një veprim që të mos lejohet shkelja e Kushtetutës, e cila është miratuar me 140 vota. Sot ka ardhur dita që Kushtetuta të zbatohet. Për sa i përket çizmes, ashtu siç e theksova në Byro mund të them se çizmja është simbol i paralajmërues për judë të drogës dhe krimit që po bëhet në Shqipëri. Nuk më shqetëson fare marrja e masave nga Kuvendi, më shqetëson varfëria e shqiptarëve. Rama ka frikë nga tenderat e tij që ka dhënë në Ministrinë e Kulturës në vitin 1998.

Flamur Noka: Ne deputetët që jemi prezent së bashku me kolegët e LSI , ishim aty si deputet për të bërë detyrën. E përsëris ne deputetët e opozitës, ishim aty si deputet të betuar për të mbrojtur interesat e popullit. Ne mbrojtëm Kushtetutën, por ajo u shkel nga Edi Rama. Këta zgjodhën për fat të keq dhe ditëlindjen e Stalinit për të na dënuar ne. Të jeni të sigurt që deputetët e opozitës do të jenë në krah të qytetarëve.

Ervin Salianji : Ne kemi bërë një betim duke u betuar për të mbrojtur Kushtetutën dhe ligjin. Duhej të ishte përgjigje me forcë kundër Edi Ramës. Dhuna është ushtruar nga deputet të PS, këto janë shkelje të rënda dhe jo reagim i deputetëve të opozitës. Mund të kishim dalë dhe me degë kanabisi se nuk është e vështirtë për t’i gjetur. Nuk ka ndonjë pikë të rregullores që ndalon tymueset. Nëse do të përcaktohet ndonjë nen për sjelljen e deputetit dhe veshjen e tyre kjo është absurde. Masa disiplinore është qesharake.

Edi Paloka: Do vazhdojmë të jemi në mbrojte të kushtetutës. Duke kaluar në pjesën komike kjo që ndodhi në Byronë e Gramozit. Kishin thirrur një deputet që bëri autokritikë përpara Byrosë. Kur bëhet autokritikë nuk dënohet tha shoku Gramoz. Edhe një herë përsëris ne kemi bërë betimin se do të mbrojmë kushtetutën dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë. Ne do të jemi edhe më fortë në mbrojte të kushtetutës dhe qytetarëve. Vendimin ata e kanë marrë. Ne u larguam përpara se të merrej vendimi, ky është një parlament ilegjitim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY