Itali, seks në rulota, pranga bandës shqiptare e prostitucionit

Itali, seks në rulota, pranga bandës shqiptare e prostitucionit

297
0
Shares

Pesë shqiptarë të moshave 30 – 32 vjeç janë arrestuar provincën e Torinos për shfrytëzim prostitucioni. Hetimet për rrjetin e prostitucionit kanë nisur që në mars 2015, pas disa sinjalizimeve te karabinierët për makina camper të parkuara anës rrugës që përdoreshin si dhoma për të bërë seks.
Banda e kapur nga karabinierët kishte 15 vajza nën kontrollin e saj, të cilat vinin nga Shqipëria, Rumania e Moldavia. Akuzat janë shfrytëzim e favorizim prostitucioni dhe imigracion klandestin.
Vajzat ishin marrë të gjitha në Itali me premtimin për punë të ndershme, por më pas përfundonin në rrugë, të detyruara me dhunë e kërcënime. Disa prej tyre donin të dilnin nga xhiroja e prostitucionit, por nuk mundeshin për shkak të dhunës e kërcënimeve nga anëtarët e bandës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY