Malazezin e shumëkërkuar e gjen belaja në Shkodër, arrestohet për t’u ekstraduar...

Malazezin e shumëkërkuar e gjen belaja në Shkodër, arrestohet për t’u ekstraduar në Hungari

79
0
Shares

Policia Kufitare e Shkodrës ka arrestuar një shtetas malazez me qëllim ekstradimi drejt Hungarisë. Aleksandar N, 40 vjeç, banues në Nikshiq të Malit të Zi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e këtij vendi. “Arrestimi i shtetasit të lartëpermendur u bë pasi në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit është paraqitur në hyrje të R. Sh., i cili rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Hungaria për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i personave” parashikuar nga neni 298 të Kodit Penal hungarez. Materialet i kaluan për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY