Bënte namin me vjedhje në urbanët e Tiranës, arrestohet hajduti 35-vjeçar i...

Bënte namin me vjedhje në urbanët e Tiranës, arrestohet hajduti 35-vjeçar i telefonave

128
0
Shares

Në prangat e policisë së Tiranës ka rënë sot një 35 vjeçar, i cili dyshohet të jetë autori i disa vjedhjeve të telefonave, kryesisht në linjat e transportit urban në kryeqytet. I arrestuari është Abdyl Peqini., banues në Tiranë dhe në momentin e ndalimit i është gjetur një nga telefonat e vjedhur.

“Ky shtetas më datë 18.12.2017, rreth ores 11:30, dyshohet se ka vjedhur në rrugën “5 Maji”, tek tregu, telefonin , shtetases R. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale tefefoni i vjedhur. Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas  dyshohet dhe si autor i ngjarjeve  ndodhura si më poshtë: Më datë 12.12.2017, dyshohet se në një linjë e autobuzit i ka vjedhur telefonin shtetases F.Sh., 32 vjeçe, banuese në Mat. Më date datë 16.12.2017, dyshohet se në rrugën “Ferit Xhajko”, tek stacioni i autobuzit të unazës, i ka vjedhur nga xhepi telefonin shtetases K.Sh., 19 vjeçe, banuese në Tiranë . Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas  dyshohet se mund të ketë  kryer”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY