VIDEO/ Basha i kundërpërgjigjet Lu-së e Vlahutin: Dje u dhunua vetëm Kushtetuta

VIDEO/ Basha i kundërpërgjigjet Lu-së e Vlahutin: Dje u dhunua vetëm Kushtetuta

83
0
Shares

Në konferencën për mediat që po mbahet aktualisht në selinë blu, lideri i opozitës, Lulzim Basha ka folur për zgjedhjen e kryeprokurore Arta Marku, duke e konsideruar atë një puç kushtetues. Por njëkohësisht, Basha i ka dhënë përgjigje ambasadorëve që reaguan për protestën e opozitës. Ai shprehet se vendi është në një spirale informaliteti dhe qëllimi ishte vetëm kapja e një kryeprokurori politik që mbyll dosjet e krimit të Ramës.

Edhe pse nuk iu referua me emra, Basha u ndal tek deklarata kundër dhunës që bënë Donald Lu dhe Romana Vlahutin, duke thënë se dje kishte vetëm një dhunë, e kjo ka të bëjë me dhunimin e Kushtetutës. “Nuk kam ndërmend të ndryshoj rregullin tim për të mos komentuar ambasadorët e huaj. Dhuna e vetme nuk ishin tymueset, por shkelja e Kushtetutës, cfarëdo të thonë ambasadorët faktet janë ato që janë, KLP nuk eshte krijuar prej 8 muajsh ne dhunim te Kushtetutes, Prokurori u zgjodh ne menyre antikushtuese nga Rama, keto jane fakte, të tjerat pastaj jane çështje opinionesh dhe mendimesh qe gjithkush ka te drejte t’i jape dhe te mbaje përgjegjësi para atyre qe mban pergjegjesi. Shqipëria mund të ketë dy standarde. Standard duhet të jetë vetëm ai perëndimor, ai amerikan”, tha Basha.

Konferencë me gazetarët në selinë e PD-së.

Publié par Lulzim Basha sur mardi 19 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY