VIDEO/ ‘Bomba’ e Bashës: Në Shqipëri ka rënë shteti, vendi po shkon...

VIDEO/ ‘Bomba’ e Bashës: Në Shqipëri ka rënë shteti, vendi po shkon drejt destabilizimit

134
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dlaë pak minuta më parë në një konferencë për shtyp nga selia blu, ku ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama për votimin e djeshëm të kryeprokurores Arta Marku. Pasi falenderoi protestuesit e opozitës Basha u shpreh se dje u konsumua një “puç kushtetues” nga mazhoranca qeverisëse, ndërsa Rama vazhdoi të ndjekë rrugën e antireformave.

Sipas kryedemokratit Basha kapja e organit të akuzës nga Edi Rama do të ketë pasoja të mëdha për vendin, sepse po e çon atë drejtë destabilizimit. Ai theksoi se vendimi i opozitës për të vijuar me protesta popullore, që nga janari, është vendimi i duhur dhe i drejtë, që i përgjigjet thirrjes së qytetarëve shqiptarë. “Kur në Shqipëri ka rënë shteti, detyra kryesore e opozitës është të ftojë qytetarët për t’u përballur dhe për të kthyer shtetin ligjor dhe demokracinë në vend”, tha Basha.

Konferencë me gazetarët në selinë e PD-së.

Publié par Lulzim Basha sur mardi 19 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY