VIDEO/ Ç’do ndodh me opozitën, trondit Basha duke mos hedhur poshtë opsionin...

VIDEO/ Ç’do ndodh me opozitën, trondit Basha duke mos hedhur poshtë opsionin për djegien e mandateve

201
0
Shares

Në deklaratën esotme për mediat kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka tronditur jo pak opinionin publik. Përveçse ka hedhur akuza të rënda në drejtim të mazhorancës për zgjedhjen e një kryeprokuroreje kukull, që do të fshijë dosjet e krimit, Basha foli edhe për propozimin për djegien e mandateve. Një ide e tillë u hodh nga ish-kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme, pas përfundimit të seancës plenare dhe Basha nuk e ka mohuar aspak, por e ka lënë të hapur në tavolinë. “Opozita i ka diskutuar në detaje të gjitha opsionet dhe ato të gjitha mbeten të hapura. Vendimi i opozitës do të jetë në përputhje me interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës: Dje Edi Rama ka shkelur dhe dhunuar Kushtetutën dhe qëllimi është i qartë, të mbyllen sa më parë dosjet e krimit që implikojnë Edi Ramën. Unë dua të falënderoj qytetarët për reagimin ndaj puçit kushtetues Qytetarët e dinë që Kushtetuta nuk i përket asnjë partie dhe të gjithë e kanë detyrë ta mbrojnë atë. Protesta e djeshme dhe ato që do të vazhdojnë janë shprehje të revoltës qytetare kundër mashtrimit nga Rama me reformën në drejtësi. Qytetarët kanë besuar tek reforma por dje është pohuar katërcipërisht se Rama është i vendosur në rrugën e tij antireformë. Parlamenti nuk është ai që patë dje me një shumicë të marrë dje nga një shumicë dhe paratë e drogës. Parlamenti është kushtetuta. Ajo që është e rëndë nuk janë tymueset por dhunimi i Kushtetutës që do të ketë pasoja të rëndë për stabilitetin dhe sigurinë në vend Kur vjen puna tek demokracia ka vetëm një standard, evropian, amerikan. Në çdo vend të botës nëse zbulohet se ministri i Brendshëm është koka e trafikut, qeveria do të ishte rrëzuar. Në SHBA e BE e çdo vend perëndimor qeveritë bien për shumë më pak. Në çdo vend Perëndimor Saimir Tahiri duhet të ishte në burg, dhe Kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

E theksoj edhe një herë tjetër, se Kushtetua thekson se Kryeprokurori duhet të zgjidhet me 3/5 e votave. Kushtetuta e thotë qartë se KLP-ja duhet të ishte ngritur që në muajin Prill, pra 8 muaj më parë. Komisioni i Ligjeve uzurpoi të drejtat që ja ndalon me Kushtetutë. Kushtetuta e ndalkon që të zgjidhet një Kryeprokuror që nuk kalon vettingun. Kryeprokurori dje u zgjodh me më pak vota edhe se shumica e parlamentit, duke u zgjedhur në mënyrë flagrante të dhunimit të Kushtetutës. Të gjitha këto të çojnë në një drejtim, kapjen e Kryeprokurorit politikisht nga Edi Rama, dhe përdorjen e tij. Ngutja për të zgjedhur një prokuror pa vetting dhe në shkelje të Kushtetutës, ka për qëllim mos hetimin e personave të afërt të Edi Ramës dhe ministrat e korruptuar. Zgjedhja pa vetting dhe anti-kushtetuese tregon faktin se kjo qeveri është e përfshirë në afera kriminale dhe Edi Rama e ka ditur prej kohësh. Ndaj vendimi i opozitës për të nisur valë protestash nga Janari, është vendim i duhur, kundër një qeverie të bërë njësh me krimin dhe të krimit të bërë njësh me qeverinë.

Konferencë me gazetarët në selinë e PD-së.

Publié par Lulzim Basha sur mardi 19 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY