FOTO GALERI/ Frika nga përmbytjet në autostradë, fadromat dhe kamionët e IKMT...

FOTO GALERI/ Frika nga përmbytjet në autostradë, fadromat dhe kamionët e IKMT zbarkojnë te ‘City Park’

140
0
Shares

Dëmet marramendëse që la pas përmbytja e fillim dhjetorit tek bizneset dhe familjet në autostradën Tiranë-Durrës, kryesisht tek zona e ‘City Park’, kanë frikësuar qeverinë. Alarmi nga përmbytje të tjera prej reshjeve të dendura të shiut, kanë detyruar Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit që prej dy ditësh të punojë në segmente të caktuara të autostradës Tiranë-Durrës.

Qëllimi i këtij aksioni të IKMT-së është parandalimi i situatave si ato të dy javëve më parë. IKMT po ndërhyn pranë zonës se ‘City Park’ dhe urës së Limuthit, ndërkohë që planifikon ndërhyrje edhe në disa zona të tjera me problematikë të njëjtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY