EMRI/ Vlorë, trafikonte vajza të mitura për prostitucion, arrestohet i shpalluri në...

EMRI/ Vlorë, trafikonte vajza të mitura për prostitucion, arrestohet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar me dy mbiemra

343
0
Shares

Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë kapur e ndaluar personin e shpallur në kërkim Aleksandër Hodaj (Hoxhaj), 41 vjeç, banues në Vlorë.
Ky person rezulton i shpallur në kërkim nga Interpol Roma sepse Gjykata e Apelit Catanzaro e ka dënuar me 5 vite e 10 muaj burg për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e qenieve njerëzore, shfrytëzim për prostitucion”, dhe “Emigracion i paligjshëm”, të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal Italian.
Ky shtetas nga periudha kohore e muajit Janar i vitit 2000 deri në muajin Qershor 2005, në qytetet Corigliano, Calabro, Rossano, Spesano në Itali, ka qenë pjesë e një organizate kriminale ku ka rekrutuar vajza te mitura dhe me pas i ka trafikuar në shtetin Italian nën ushtrimin e dhunës duke i detyruar të ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY