EMRAT/ Gjirokastër, prangosen dy tepelenas të kërkuar për trafik droge

EMRAT/ Gjirokastër, prangosen dy tepelenas të kërkuar për trafik droge

93
0
Shares

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, pasi ishin shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, bënë kapjen e personit të shpallur në kërkim Ledion (Koka) Selimi, 30 vjeç, banues në Memaliaj pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me vendim nr. 41-2014-4300 (814) datë 18. 12. 2014, e ka dënuar me 8 (tetë) vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Gjithashtu është arrestuar edhe Edison Miçi, 22 vjeç, banues në fshatin Kodër, Tepelenë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me vendim nr. 21-2017-494/92, datë 23. 03. 2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY