DENONCIMI/ “OSHEE gjobëvënie bizneseve për të mbushur arkën e drogës”

DENONCIMI/ “OSHEE gjobëvënie bizneseve për të mbushur arkën e drogës”

118
0
Shares

Vjedhje e paskrupullt quhet nga ish-kryeministri Sali Berisha skema e veprimit të OSHEE në Vlorë, ndaj bizneseve.
Duke ju referuar një rasti konkret, denoncimi, Berisha zbulon se kjo skemë vjedhje bëhet nëpërmjet matëseve elektrikë.

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Vjedhje e paskrupullt e biznesit me matësit nga OSHEE! sb

“Zoti Berisha, në radhë të parë të uroj shëndet, pastaj dua të të vë në dijeni për masakrimin që po i bëhet bizneseve në qarkun e Vlorës nga Ministria e Energjetikës, më saktë nga drejtoria OSHE. Unë jam një qytetar që kam një biznes të vogël në qytetin e Vlorës, jam taksa pagues i rregullt dhe me kontratë elektrike që nga 2010. Kam dy ditë pa punë sepse punonjës të OSHE kanë ardhur në pasdite, pa qenë unë prezent, dhe kanë ndërruar matësit e energjisë me matës elektrikë, njëkohësisht ndërrojnë edhe automatik, duke e vënë më të vogël nga ai që ka qenë ekzistues, gjë që krijon problem sepse në momentin që pajisjet vihen në funksion, automati bie. Por, problemi nuk qëndron këtu! Problemi është se këta hajdutë e bëjnë qëllimisht këtë procedurë dhe i detyrojnë bizneset të bëjnë kërkesë për shtim të amperazhit kundrejt një pagese diku deri tek 500 mijë lekë të vjetra. Çfarë është ky shtim energjie kur unë dhe shumë qytetarë të tjerë paguajmë aq sa harxhojmë energji? Ka ditë që po bëhet një gjë e tillë te shumë biznese dhe po KON në debat pronarët me punonjës që vijnë dhe bëjnë ndryshimet. Po na detyrojmë që t’i zgjidhim gjërat në mënyra personale dhe duke shkuar aty ku s’duhet me punonjësit që vijnë. Kjo është një gjobvënie që i bëhet bizneseve për të mbushur arkën e drogës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY