Qokat e socialistëve për njëri-tjetrin, Berisha: Ju krenarët për përmbytjen e njerëzve...

Qokat e socialistëve për njëri-tjetrin, Berisha: Ju krenarët për përmbytjen e njerëzve tregoni cinizëm total

64
0
Shares

Në seancën parlamentare që po zhvillohet aktualisht, ish-kryeministri Sali Berisha mori fjalën për të dënuar sjelljen qesharake që qeveria po tregon me të përmbyturit. Ai i ka akuzuar socialistët se nuk i janë gjendur në ndihmë qytetarëve, të cilatë janë të sëmurë e pa ushqime.

“Nuk ka gjë më të shpërfytyruar para atyre njerëzve sesa rrahja e gjoksit, krenari absurde e këtyre qeveritarëve që rrinë dhe i bëjnë elozhe njëri-tjetrin. Harrojnë se u është mbytur shtëpia e gjëja e gjallë. Janë sëmurë, pa bukë, pa asnjë ndihmë dhe këta lavdërojnë njëri-tjetrin, se Olta ka qëndruar 48 orë pa gjumë. Jeni krenar për mbytjen e njerëzve. Është injorimi total i pasojave të rënda me të cilat përballeni. Ju përgëzoj që shpërblyet ushtarakët, ju vlerësoj, por fillimisht duhen shpërblyer ata që i mbyti Vjosa. Thoni që investuat 10 milionë dollarë për argjinaturat. Ju i vodhët ato 10 milionë. Pritat tuaja i mori lumi si të ishin prej kartoni, shkoni shikoni pritat e bëra vite më parë janë po aty”, tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY