Gramsh, xhaxhai rreh nipin me ndihmën e të birit për pronat, i...

Gramsh, xhaxhai rreh nipin me ndihmën e të birit për pronat, i arreston policia

109
0
Shares

Policia e Gramshit ka arrestuar në flagrancë dy shtetas (babë e bir) për akuzën e “Dhunës në familje”. Sipas policisë këta dy shtetas janë përleshur respektivisht me nipin dhe djalin e xhaxhait për motive pronësie.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Gramsh, bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasve: Islam Xhelo, 57  vjeç banues në fshatin Nartë Gramsh; Taulant Xhelo, 32 vjeç banues në fshatin Nartë Gramsh

Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur (babë e bir), u bë pasi në fshatin Nartë të Njësisë Administrative Skënderbegas Gramsh, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për motive pronësie dyshohen të kenë goditur me sende të forta shtetasin A.Xh., 37 vjeç (nipin dhe djalin e xhaxhait) duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY