VIDEO/ Përfundojnë në qeli 2 kokat e trafikut të heroinës në Itali, furnizoheshin në Ballkan dhe fshihnin drogën në lavatriçe

Ndaje

Policia italiane në kuadër të një operacioni antidrogë, të koduar “Kali i Zi”, ka arrrestuar dy të rinj shqiptarë. Fabian Gjergji, 28 vjeç dhe Klesti Qose u ndaluan nën akuzën e trafikut të drogës. Sipas policisë ata trafikonin sasi të mëdha droge të llojit heroinë dhe marijuanë.

Ky operacion nisi me arrestimin e 8 personave, ndërkohë që karabinierët arritën të çonin në qeli edhe dy shqiptarët, të cilët rezultuan të kishin udhëhequr transportimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të substancës narkotike në periferi të Caserta-s.

Djemtë nga Shqipëria e merrnin drogë nga Ballkani dhe furnizonin tregun italian. Mediat italiane raportojnë për një sasi të konsiderueshme heroine, që u gjet e fshehur në një lavatriçe të banesës së tyre.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje