“100 mijë euro byzylykë” fundosin Tahirin, përgjimet: ‘E more vesh çfarë i...

“100 mijë euro byzylykë” fundosin Tahirin, përgjimet: ‘E more vesh çfarë i bleu Moisiu … gjerdan me diamante’

415
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda i bllokoi ditën e djeshme pasaportën ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke i penguar kështu udhëtimet jashtë vendit. Vendimi u mor pas kërkesës së Prokurorisë, që argumentoi se Tahiri dyshohet se ka favorizuar Habilajt që të kultivonin dhe trafikonin drogë gjatë periudhës që ka mbajtur detyrën e lartë shtetërore.

Në dokumentin e Prokurorisë, listohen disa prova nga organi i akuzës dhe më të fortat duket se janë ato që flasin për mijëra euro dhurata që drejtuesit e klanit të drogës i bënin bashkëshortes së Tahirit dhe familjarëve të tij. Aty përmenden kryesisht bizhuteri, kostume dhe gjerdan të shtrenjtë me diamante.

PROVAT

Në përgjimin ambiental, kryer brenda autoveturës “Fiat Bravo”, me targa DG 926 NA, në përdorim të Moisi Habilajt, ora 12:05, datë 16.12.2013, rezulton se në makinë ndodhet Sabaudin Çelaj, i ashtuquajturi Sabi.

Në orën 12:13:20, dëgjohet Moisi Habilaj që flet me Antoi Rjelën jashtë makinës dhe në orën 12:14:45, ai hyn në makinë dhe i thotë Sabit se ka marrë dy byzylykë, një për gruan e Saimirit dhe një për të ëmën. Sabi e pyet nëse kanë kushtuar shumë.

Moisi Habilaj: Mjaftueshëm.

Sabi: 1000 euro?

Moisi Habilaj: Sa?

Sabi: 2000 euro?…

Sabi: 500?

Moisiu: 700, e martë dreqi! 10 mijë lekë pa 1 mijë lek (do të thotë 9000 euro, shënim i hartuesit).

Sabi: Kaq shumë kishte marrë në total!

Moisiu: Kishte sjellë 20.

Sabi: 10 në gjithë ato.

Moisu: 2 byzylykë.

Sabi: 2000 euro?

Moisiu: 9000 euro, ishin 18 (18 mijë euro) dhe i bëri gjysmën.

Sabi: Ia dhe kesh në dorë?

Moisiu: Po. Sabi: Nuk është se ka ndonjë telekamera…ndonjë gjë? Moisiu: Jo, ajo është para Gjykatës.

Më pas, Moisiu sqaron se njërin prej byzylykëve ia bleu së shoqes dhe tjetrin nënës prej 4 mijë euro me diamante. Moisiu tregon për certifikatat e stolive që ka blerë dhe thotë se, nëse humbet ose ia vjedhin, duhet të bësh denoncimin dhe t’i sjellin prapë.

***

Në vazhdim të bisedës, Moisiu bën ca llogari me zë të ulët dhe thotë “100.000 euro byzylykë”, ndërsa Sabi i thotë se ai do të gjejë disa stoli të vjedhura se atij i duhet një varëse, një byzylyk dhe një orë.

Në vazhdim të bisedës, ora 12:31:10, të dy flasin për një burrë me pushtet me emër Saimir Tahiri, njeri i politikës.

***

“Saimir” vijon të përmendet edhe më tej në bisedat mes pjestarvë të grupit “Habilaj”. Në një përgjim ambiental më 1 Janar 2014, në makinën tip Mercedes Compresor me targë IHP 2690 në përdorim nga Mosi Habilaj, ndodhet Eneo Sulaj dhe një “burrë shqiptar”.

Në bashkëbisedim e sipër, Eneo Sulaj, kushëriri i Maridian Sulajt, i thotë bashkëbiseduesit: Kur shkova atje, më thoshte pronari (i dyqanit) sepse kishte folur me Saimirin…që i kishte kështu…kostumin…

…E more vesh se çfarë i ka ka blerë Moisiu bashkëshortes së atij?…Një gjerdan që kushton 15.000 euro… Po përveç Sokolit që morri para për punën, Saimir nuk donte para. Është e qartë, sepse … me ata.., dhe i dha… gjerdan me diamante.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY