VIDEO/ Rrënimi që la pas përmbytja, 55-vjeçari shpërthen në lot: Po më...

VIDEO/ Rrënimi që la pas përmbytja, 55-vjeçari shpërthen në lot: Po më mban me bukë babai pensionist

155
0
Shares

55-vjeçari Kujtim Kapaj, mes lotëve kërkon nga qeveria jo thjesht një vlerësim dëmi, siç dhe ka ndodhur në vitin 2015, por dhe një dëmshpërblim të drejtë, që siç shprehet ai nuk e ka marrë në vitet e shkuara. Tashmë i kthyer në shtëpinë e të atit, pasi banesa e tij është dëmtuar tërësisht, ai shprehet se i ka mbetur vetëm preshi në fushë, ndaj dhe mbështetje ai e kërkon për rimëkëmbjen e aktivitetit që ka pasur më parë.
Pamundësia e bën edhe një burrë të shpërthejë në lot.
Janë lotët dhe dhimbja e njeriu ka humbur gjithçka që ka ndërtuar me punën e një jete.
Kujtim Kapaj, 55 vjeç është një nga banorët e Fshatit Fitore të Novoselës, të cilit vërshimi i Vjosës i dëmtoi thuajse plotësisht banesën që siç thotë e ndërtoi me punën e 18 viteve në emigrim.
“Unë nuk gënjej. Siç e shikoni vetë, këtu ka vajtur afërsisht 1 metër ujë, e tregojnë dritaret”, shprehet Kujtimi.
Ai është një nga banorët e zonave të prekura që refuzuan ndihmat ushqimore, por përgjërohet me lot në sy për mbështetje të drejtë në fazën e rimëkëmbjes.
“Dua të më rregullohet shtëpia, nuk dua as makarona, as oriz, as batanije, asgjë s’dua. Vetëm të rregulloj shtëpinë. Ka dy vjet që shtëpia është katastrofë, s’kam lekë”, vijon Kujtimi.
Drama që po kalon e ka detyruar të kthehet në shtëpinë e babait të moshuar!
“Po nuk kemi, jemi pa punë. Rri te babai, është pensionist. Më ushqen babai”, vijon ai.
Përmbytja e këtij fillim dhjetori i ka rikthyer kujtimet e trishta të vitit 2015, ndaj këtë herë këtë herë kërkon dëmshpërblim të drejtë dhe zgjidhje përfundimtare.
“Të bëhet argjinatura këtu. Ta bëjnë 1 metër aty lart dhe nuk vjen më uji këtej”, apelon ai.
Uji i dëmtoi shtëpinë dhe i shkatërroi të mbjellat.
“I shikon ato? Nga këto do ha unë sivjet, broklat, këto më ngelet mua këto tani. Shyqyr që na mbetën dhe preshat”, shprehet Kujtimi për Ora News

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY